Plagoset një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Në Suharekë është plagosur një person, Rasti ndodhi të dielën rreth orës 19 e 30 minuta. Policia njoftoi se është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është hapur “vrasje në tentativë”.

/ Gazeta e Prizrenit /