Planifikohet mbjellja e 200 mijë fidaneve me dredhëza në Suharekë
Suhareka nënshkruan memorandum për 200 mijë fidane të dredhëzës.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Kompania “Iseferi”, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, për projektin: “Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale, varieteti Senga Sengana, në sipërfaqe prej 5 hektarësh, në Komunën e Suharekës”.
Në njoftimin e komunës, thuhet se qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e fermerëve në rajonin e Suharekës, në kultivimin e dredhëzës industriale, përmes mbështetjes me 200 mijë fidaneve me këtë kulturë.