07-05-2024

Plas sherri në një lokal në Prizren

Katër persona janë përfshirë në një perleshje në një lokal në Prizren.

Sipas policisë, sherri ka nisur pas një mosmarrëveshje mes një klienti dhe pronarit, që ka quar në rrahje mes tre meshkujve dhe një femre.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve nga sherri.

“Është raportuar se në një lokal, pas një mosmarrëveshje në mes një klienti dhe pronarit janë rrahur mes veti katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovar/e dhe si  pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë

Asnjë koment

Comments are closed.