06-05-2024

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës para 20 shkurtit

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka shqyrtuar të gjitha propozim-komentet për ndryshimin e strukturës së re tarifore, e që pritet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike të merret para 20 shkurtit.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka shqyrtuar të gjitha propozim-komentet për ndryshimin e strukturës së re tarifore, e që pritet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike të merret para 20 shkurtit.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se vendimi do të merret para datës 20 shkurt, por sipas tij nuk përjashtohet mundësia që brenda kësaj jave bordi të mblidhet dhe të marrë vendim për strukturën e re tarifore.

“Jemi duke bërë përpjekje që para 20 shkurtit të marrim vendim për arsye se ka një kosto shtesë të shtrenjtë në sistem për import të energjisë”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme Bordi ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSh) (KEDS) në vlerë prej 179.56 milionë euro.

Po ashtu bordi mori vendim për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) në vlerë prej 347 milionë një dallim prej minus 100 milionë euro për shkak të subvencioneve të Qeverisë.

Bordi i ZRRE-së po ashtu miratoi edhe të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT).

Asnjë koment

Comments are closed.