25-11-2024

Policia dhe inspektorët edhe sonte në “Abi Çarshia” në Prizren

Edhe sot në mbrëmje, Policë së bashkë me inspektorët kanë qëndruar në mjedise të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Burime të besueshme të portalit “Gazeta e Prizrenit” njoftojnë se ata kanë vazhduar së monitoruari respektimin e rregullave antiCovid, duke kontrolluar në mjedise të jashtme dhe në lokale.

Njoftohet se ka pasur edhe gjoba për mosrespektim të masave.

Frekuentimi i njerëzve është më i madh gjatë ditëve të fundjavës, ndërsa mbrëmë  edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qenë për vizitë në këtë qendër për të parë zbatimin e masave ndaj pandemisë. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Prizren: Arrestohet pas 19 vjetësh një i dyshuar për rrëmbim

Asnjë koment

Comments are closed.