Policia e Kosovës e detyron serbin ta zhvesh bluzën me foto të Sheshelit
Shumë serb janë mbledhur sot në Gazimestan për të shënuar festën e tyre të përvitshme që njihet si ‘Vidovdani’.
Madje, një numër i konsiderueshëm erdhën me autobus nga Serbia në Kosovë vetëm për t’u bashkuar në këtë festë.
Si cdo vit, edhe sot në mesin e qytetarëve kishte të atillë që mbanin veshur bluza me mbishkrime të ndryshme, e jo të këndshme për shqiptarët.
Sot në Gazimestan u pa një i moshuar që mbante veshur një bluzë me imazhin e kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshelj, i dënuar me 10 vite burg për krime lufte në Serbi.
Ky veprim pos që nuk i pëlqeu pjesëmarrësve në Gazimestan, i ra në sy edhe Policisë së Kosovës.
Kështu, policia kërkoi nga i moshuari që të heq bluzën që shkaktoi pakënaqësi, për cka ai nuk hezitoi dhe i dëgjoi urdhrat e policisë.