Një i moshuar është gjetur i vdekur në një motel në Prizren, gjatë ditës së djeshme.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.
Osmanollaj ka konfirmuar se viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në motilin ku edhe vdiq.