Policia jep hollësi rreth tentivrasjes në Prizren
Policia në Prizren ka dhënë disa hollësi rreth rastit të tentimvrasjes që ka ndodhur një ditë më parë në Prizren.
Një person (shqiptar) është arrestuar dje pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K/njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia sot ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61-fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net