Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka kapur një person duke kontrabanduar duhan.
Sipas njoftimit të Policisë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjtën e kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë.
“Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë, i pa përpunuar, 10 thasë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa matja është bërë nga Dogana e Kosovës, ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kilogramë./GE