Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin dy personave
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, me autorizimin të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë me të cilin është lejuar publikimi i fotografive të dyshuarve të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim.
Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje në tentativë me datë 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person është plagosur me armë zjarri.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës.
Informacione për personat në kërkim, mund të dërgohen në Nënstacionin/Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
+383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
044113781
E-mail adresa: info@kosovopolice.com