Policia publikon fotografinë e një ngacmuesi, kërkon ndihmë për identifikim dhe arrestimin e tij
Policia publiki fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngacmim”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij,
Në njoftim thuhet se rasti për të cilin dyshohet i njëjti ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.”