Policia shpall në kërkim të dyshuarin për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim të dyshuarin për incidentin në fjalë, 22-vjeçarin Agron Gashi.
Nga policia kanë publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
- Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
- “ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com