12-12-2024

Has: Policia për përleshjen e plagosjen në Gjonaj, sulmi u krye nga tetë persona

Policia e Kosovës ka dhënë në detaje për përleshjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Prizren. Sipas njërit nga të lënduarit, sulmi u krye nga tetë të dyshuar.

Të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë incident.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 22.05.2024, 19:26. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim .

Lexo edhe:

Detaje për plagosjen me armë në Gjonaj të Hasit

Asnjë koment

Comments are closed.