10-12-2024

Detaje për plagosjen me armë në Gjonaj të Hasit

Si pasojë e një konflikti që ndodhi sot në mbrëmje, në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, ku u përfshinë persona nga dy palë, mbetën të lënduar dy persona. Të dyshuarit nuk janë nga Gjonaj, por nga fshatrat e afërta, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar burimeve të portalit, të plagosurit janë nga familja Qenaj e Romajës, ndërsa pala tjetër  H. Likaj e Krajkut.

Referuar raportimeve njëri është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri me mjete të forta dhe ka lëndime në kokë.

“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe ndodhen janë jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi një burim nga Spitali për Gazetën e Prizrenit.

Rastin e konfirmoi edhe Policia Rajonale në Prizren:

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit.

Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Asnjë koment

Comments are closed.