03-12-2024

Plagosje në Gjonaj të Prizrenit, të lënduarit janë nga kjo familje

Një konflikt ndodhi mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, dhe ka përfunduar me rrahje e plagosje. Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta, teksa tashmë rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat që po dyshohen për këtë rast janë nga familja Likaj, ndërsa të plagosurit janë dy anëtarë të familjes Qenaj.

Sipas informacioneve të para, njëri nga viktimat ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga sulmi me shkop bejsbolli.

E plotësuar:

Detaje për plagosjen me armë në Gjonaj të Hasit

 

Asnjë koment

Comments are closed.