05-10-2024

Policia sot shkatërron armët e konfiskuara

Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Bëhet e ditur se pjesëmarrës aty do të jenë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë.

Organizimi nis në ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Asnjë koment

Comments are closed.