Prej 1 tetorit kosovarët mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë- Shoferë Ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.
Lexo edhe:
Po ashtu, në komunikatë thuhet se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/