21-11-2024

Prej sot drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas pa test PCR

Duke filluar nga sot qytetarët mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë Veriore pa pasur rezultatin e testit PCR.

E njëjta gjë do të mundësohet edhe për qytetarët e Maqedonisë Veriore të cilët vijnë drejtë Kosovës.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen në shtete me rrezik të lartë për Covid-19”, kanë  deklaruar  Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Lexo edhe:

FOTO: Memoriali kushtuar komandant “Drinit” në Prizren në prag të përfundimit

Duhet përkujtuar që testi PCR ishte i nevojshëm deri mbrëmë në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID-19.

Më poshtë keni edhe një fotografi të realizuar pas orës 00:00 në pikën kufitare Hani Elezit, e ku vërehet fluks i madh i veturave./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.