Prezantohet rrejshëm si polic, organet e rendit nisin hetimet
Policia e Kosovës njofton se përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se një i dyshuar në Leposaviq përmes rrjeteve sociale ka shkëmbyer SMS duke u prezantuar si polic.
Bëhet e ditur se është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.