Nga java e ardhshme, do të filloj pagesa për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023, njoftuan zyrtar të komunës së Prizrenit.
Prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023, janë në pritje të pagesave nga komuna e Prizrenit që një kohë.
Kjo pritet të nis pas procedurave për të bërë realizimin e këtyre pagesave, të cilat do të kryhen deri në fund të muajit qershor, raporton tv Prizreni. Ndryshe, nga viti 2021, komuna realizon mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve që lindin gjatë vitit, sipas një vendimi të marrë nga Kuvendi i Prizrenit.
Nga këto pagesa, do të përfitojnë prindërit që kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2023, e të cilët kanë aplikuar për një mbështetje të tillë nga komuna.
/ Gazeta e Prizrenit