25-04-2024

Prizren: 21-vjeçarja kapet duke i dhënë drogë të burgosurit, tenton të hidhet nga kati i tretë pasi arrestohet

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kur një 21-vjeçare është arrestuar pasi ka tentuar t’i jap 15 qese me substancë narkotike dhe një iPhone një të burgosuri që po vuante dënimin në këtë qendër.

Pasi e dyshuara u kap pat nga oficerët korrektues, e njëjta është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Gazeta Sinjali mëson se gjatë nxjerrjes së aktvendimit për ndalimin policor të të dyshuarës, ajo ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i stacionit policor, por që fatmirësisht zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë.

21-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.