24-11-2024

Prizren: 27-vjeçari hidhet nga kati i tretë

Një person është hedhur nga kati i tretë në Prizren, ndërsa Policia dyshon se ka tentuar ta vras vetën.

Vesel Gashi nga Policia Rajonale e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se personi i moshës 27-vjeçare ka marrë lëndimet të rënda.

“Viktima fillimisht është trajtuar në spitalin e Prizrenit po për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Sipas Policisë Rajonale, personi është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.