Prizren: Aksident, lëndohet një motoçiklist

Në rrugën “Ali Hadri” në Prizren para dy orëve ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Në vendgjarje ka dalur autoambulanca dhe njësitet e Policisë./tvprizreni.net/