25-04-2024

Prizren: “Arpagjik’t” i reagojnë vizitorëve serbë, të indinjuar edhe me institucionet tona (Video)

Disa djem nga Tifo-grupi prizrenas “Arpagjik’t” kanë reaguar sot ndaj vizitorëve serbë, të cilët ditën e shtunë kishin bërë thirrje “Kosova është Serbi” nëpër rrugët e Prizrenit. Të rinjtë prizrenas, të indinjuar nga indiferenca e zyrtarëve të institucioneve vendore, të dielën kanë qëndruar para Kishës së Shën Premtes e njohur si ” Xhuma xhami”, duke mbajtur në duar flamuj kombëtar dhe brohoritur.

“Shqipërinë e pa bërë, bëje të bërë ose vdis”, ishte motoja e tyre.

“E ndjejmë obligim kombëtar e moral që të jemi në shërbim të qytetit dhe atdheut sa herë të jetë nevoja , andaj sot me shkas të provokimit të armiqve tanë ishim në Kishën e Shën Premtës.

Iu bëjmë thirrje organeve shtetërore që të jenë me kompetent në punën qe ata e sigurojnë, kjo do të jetë hera e fundit qe merremi me akte të tilla.

Ne si Ushtarët e Qytetit të Lidhjes do të jemi në vendin e ngjarjes gjatë tërë ditës deri sa të dalin armiqtë nga aty ku jan strukur brenda kishës. Provokime të tilla nuk do të lejojm në asnjë mënyrë”, thuhet në reagimin e Arpagjikëve, të cilët më pas pas kërkesës së policisë, qetësishtë janë shpërndarë.

Asnjë koment

Comments are closed.