Prizreni e Dragashi me synime për zhvillimin e turizmit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka organizuar “Ditën Botërore të Turizmit” me ç’rast është bërë edhe hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër. Ky aktivitet është mbajtur në moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”.

Në këtë aktivitet i cili është mbajtur në Brod të Dragashit është thënë se fuqizimi i turizmit do të ndikojë drejtpërdrejtë në krijimin e vendeve të punës.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë janë zotuar se do ta mbështesin sektorin e turizmit.

Më tutje, kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se Brodi është qendra më e madhe turistike dhe ofron kushte të mira për skijim.

Lexo edhe:

Asfaltohet rruga për në malin e Pashtrikut (FOTO)

“Dragashi është e vetmja komunë që është e vendosur brenda maleve. Terrenet për skijim janë shumë të përshtatshme. Brodi është qendra më e madhe dhe kushtet janë të mira”, ka thënë ai.

Kryetari i komunë së Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se për këtë vit prioritet i komunës ka qenë zhvillimi i turizmit, mirëpo pandemia ka penguar.

“Turizmi është sektor shumë i rëndësishëm për Kosovën. Krijimi i vendeve të punës nuk është vetëm në hoteleri por edhe në bujqësi dhe në prodhimin e ushqimit. Ne si komunë e kemi shpall prioritet zhvillimin e turizmit por pandemia na goditi”, tha Haskuka./Ekonomiaonline/