12-02-2025

Prizren: Arrestohet i shumëkërkuari nga Policia, ishte i dënuar

Gjatë ditës së sotshme është arrestuar një 23-vjeçar, në rrugen “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Metin Beqirin, i cili kishte disa urdhëresa nga gjykata, pasi ishte dënuar për posedim të drogës dhe dhunë në familje.

Pas arrestimit, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës, e llojit marihuanë, disa qese për paketim të narkotikeve dhe vetura e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Beqiri është dërguar në vuajtje të dënimit për rreth 1 vit.

Lexo edhe:

Vetëvendosje e “tundi” në votime Hasin e kryetarit Totaj, duke e mundur edhe në fshatin e tij

Asnjë koment

Comments are closed.