27-06-2022

Prizren: Arrestohet pas gati 2 muajsh i dyshuari për vjedhjen e një furgoni

Gati dy muaj pasi iu vodh vetura në parkingun e vendit të tij të punës, një 29-vjeçar është njoftuar se Policia ka arrestuar personin që dyshohet se ia mori atë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar u kap në flagrancë të enjten duke kryer një vjedhje tjetër, e që më vonë u verifikua se kishte edhe veturën e vjedhur.

Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.