Sot myslimanët festojnë Bajramin e Kurbanit.
Siç ka njoftuar BIK, namazi i Bajramit është falur në orën 5:34.
Në mëngjes në xhamitë dhe në teqetë e rajonit të Prizrenit, është falur namazi i Bajramit të Kurbanit, ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen e namazit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Me këtë rast, përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam.
Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren kanë nisur vizitat nëpër familje.
Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit organizohet pritje solemne.
Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:
Harmoni, mbarësi e çdo të mirë në familjen tuaj!
ME FAT!