Prizren: Baba raporton se djali e kishte rrahur disa herë, kërkon ndihmë nga policia
Policia ka njoftuar se një baba nga Prizreni ka disa kohë që ka mosmarrëveshje me djalin e tij, i cili ka sulmuar fizikisht disa herë.
I pa shpresë për situatën nëpër të cilën po kalon, ai ka kërkuar ndihmën e policisë. Policia i është përgjigjur kërkesës së tij menjëherë, por kur kanë shkuar në shtëpi, i dyshuari nuk gjendej aty.
Rasti vazhdon të hetohet.