Prizren: Dr. Blerta Shantiri aderon në LDK
Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj prezantoi sot aderimin e stomatologes Blerta Shantiri në këtë subjekt.
“Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren nga sot iu bashkua edhe doktoresha Blerta Shantiri, një stomatologe e zonja dhe e afërt me qytetarët e Prizrenit. Blerta si një grua profesionale do të jap kontribut në LDK për t’i sjellë Prizrenit një qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata që kanë ide të mbara për Prizrenin dhe Kosovën. Qytetarët e Prizrenit po i kthehen fuqishëm Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

