Prizren: Dy ditët e fundit numër i njëjtë i lindjeve dhe i gjinisë së foshnjave
Dy ditët e fundit në Spitalin rajonal “Prim.Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, në repartin Obstetrik (salla e lindjes) jo vetëm që ka pasur numër të njëjtë të lindjeve, nga 10 sosh, por karakteristikë tjetër është edhe numri i njëjtë i gjinisë së foshnjave të lindura, ku dominojnë meshkujt, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin ditor, për të enjten e të premten, shihet se në të dy ditët ka lindur numër i njëjtë i foshnjave edhe sa i përket gjinisë. Në të dyja rastet kanë lindur nga 9 meshkuj dhe vetëm një femër.
Për dallim nga ditët tjera, kur herë është më i madh numri i djemve e herë e herë i vajzave, megjithatë shifrat janë të përafërta, e jo sikur në këtë rast, ku 90 % janë djem.
Sipas punonjësve të repartit, raste të tilla të përputhjes së numrit të të lindurve dhe të gjinisë nuk janë të shpeshta./GazetaePrizrenit.net/