22-11-2024

Prizren: Dy raste të reja të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 604.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 191 mostra, prej të cilave 6 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 5 persona të prekur nga koronavirusi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.