Prizren: E rrahën dhe e futën me forcë në veturë një person, arrestohen katër burra
Në Prizren janë arrestuar katër burra, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person.
Referuar njoftimit nga Policia, të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.
|Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta e Prizrenit