Prizren: Fëmija i parë i lindur këtë vit është vajzë
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK fëmija i parë i lindur për vitin 2020 është djalë, derisa në Prizren ka lindur vajzë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Gjendja e shëndetësore e nënës dhe fëmijës së parë të këtij viti që ka lindur në Spitalin e Prizrenit është e mirë. Foshnja peshon 3.4 kg.
Referuar shënimeve zyrtare, del se gjatë vitit 2019 në Prishtinë ishin gjithsej 9623 lindje.
“GazetaePrizrenit.net” në ditët në vijim do ta sjell edhe raportin për numrin e përgjithshëm të lindjeve në spitalin e Prizrenit. / GazetaePrizrenit.net /