Prizren: Gjendet i vdekur një 70 vjeçar
Një i pastrehë, rreth 70 vjeç është gjetur i pa shenja jete në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.
Sipas policisë, rreth orës 18-20 është parë një person i shtrirë në jetë, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për IndeksOnline, ka thënë se ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë.
Ndërsa shtoi se nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës.
“Rruga “Rrastë Kabashi”, rreth orës 18:20 policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në rrugë, dhe në momentin që policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, mjeku ka konstatuar se personi i moshës se shtyrë rreth 70 vjeçar është pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë”, ka thënë ai.
Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë, është njoftuar prokurori kujdestar./IndeksOnline/