25-11-2024

Prizren: Gjykimi rreth akuzës ku postierit iu grabitën dy telefona nën kërcënimin e armës

 Arlind Berisha dhe Fatlum Bela kanë kërkuar të kenë qasje në shkresat e lëndës për t’u deklaruar pastaj lidhur me akuzën se përmes armës ia morën të dëmtuarit telefonin e tij dhe një tjetër që e kishin porositur për ta blerë në dhjetor të 2020-ës.

Kërkesa e dy të pandehurve u bë pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Metush Biraj.

Dy të akuzuarit kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën por kërkojnë nga gjykata që të pajisjen me të gjitha shkresat e lëndës në mënyrë që të jenë të përgatitur për seancën e radhës, raporton BetimipërDrejtësi.

Së pari kërkojnë shkresat e lëndës e pastaj deklarohen rreth akuzës se postierit ia grabitë

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha, i dha të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre afat prej 30 ditësh që të bëjnë kundërshtimin e provave si dhe të parashtrojnë kërkesë për hudhjen e aktakuzës.

Seanca e radhës u caktua më 16 shtator.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të datës 26.05.2021, Arlind Berisha dhe Fatlum Bela akuzohen se me kanosje serioze e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes së tyre t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme ashtu që fillimisht ata hapin “ Fake Account” në rrjetin social Instagram me emër “ lindimetii” dhe me foto të personit Merlind Shala e porosisin një “ Iphone 11 Pro Max” dhe vend pranimin e telefonit e lejnë në fshatin Piranë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më 17.12.2020 rreth orës 12 i dëmtuari V.A i cili punonte në postën e shpejt “ Express” shkon në fshatin Piranë për të dorëzuar telefonin e porositur dhe me të arritur aty, i pandehuri Arlind Berisha nga punëtori i postës së shpejtë merr telefonin e porositur “ Iphone 11 Pro Max” ndërsa i pandehuri Fatlum Bela nxjerr armën e zjarrit nga brezi ku ia drejton të dëmtuarit dhe ia merr telefonin personal të tipit “ Samsung J5” dhe largohen në drejtim të panjohur.

Për këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të grabitjes për të cilën vepër parashihet dënimi prej 7 deri në 12 vite burgim /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.