Prizren: Hapet ekspozita e artistit Gani Sunduri, kryetari Totaj e vlerësoi karikaturistin si nder për qytetin (foto)
Në mbrëmje, në Prizren u hap ekspozita personale e artistit të këtij qyteti, Gani Sunduri “30 vite me Strip dhe Karikaturë”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.
Sunduri është artist i veçantë, që i ka dhënë shumë artit vendor e më gjerë.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili ndër të tjera vlerësoi si nder të kemi një artist të kalibrit të tillë në Komunën e Prizrenit.
“Si Kryetar i Komunës së Prizrenit do jem mbështetës i artit plot vlera të Z.Sunduri dhe do punojmë së bashku të rrisim kapacitetet e artit të stripit dhe karikaturës duke edukuar e mësuar të rinjtë”, tha Totaj.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 18 maj, në galerinë “Shani Efendi” ( pranë kino “Lumbardhit”). /Gazeta e Prizrenit