27-04-2024

Prizren: Hapet ekspozita e artistit Gani Sunduri, kryetari Totaj e vlerësoi karikaturistin si nder për qytetin (foto)

Në mbrëmje,  në Prizren u hap ekspozita personale e artistit të këtij qyteti, Gani Sunduri “30 vite me Strip dhe Karikaturë”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sunduri është artist i veçantë, që i ka dhënë shumë artit vendor e më gjerë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili ndër të tjera vlerësoi si nder të kemi një artist të kalibrit të tillë në Komunën e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

“Si Kryetar i Komunës së Prizrenit do jem mbështetës i artit plot vlera të Z.Sunduri dhe do punojmë së bashku të rrisim kapacitetet e artit të stripit dhe karikaturës duke edukuar e mësuar të rinjtë”, tha Totaj.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 18 maj, në galerinë “Shani Efendi” ( pranë kino “Lumbardhit”). /Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një ilustrim i ambiente të brendshme

Asnjë koment

Comments are closed.