26-04-2024

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, dyshohet se kishte vdekur ditë më parë

Një person rreth moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lagjen Kurilla në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur nga fqinjët e të ndjerit, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë.

Fqinjët janë detyruar të thyejnë derën e shtëpisë ku jetonte i moshuari, pasi që nuk e kishin parë tash e disa ditë.

Sipas tyre, në hyrje të ndërtesës është dëgjuar edhe aromë e keqe, e cila i ka bërë të dyshojnë që diçka nuk është në rregull.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.