Prizren: Hapet një hotel “pa alkool e pa haram”, merr pjesë e falet zëvendësja e Kurtit
Zëvendëskryeministrja Emilia Redzepi ka marrë pjesë dhe i falur Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli në komunën e Prizrenit.
Ceremonia ishte udhëhequr nga hiç më pak se kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, z. Besim Berisha.
“Oh Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe harame tjera, oh zot mundësoja edhe fitimin,” – u shpreh ndër tjerash, ai.
Rexhepi u shpreh se investimi në Prizren vinte nga komuniteti joshumicë./ Nacionale