Prizren: Hapet zyra e shoqatës së komunitetit bullgar në Kosovë
Sot në Prizren është hapur zyrtarisht shoqata për zhvillim dhe integrim të komunitetit bullgar në Kosovë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Hapjen e bëri presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, që është pritur nga anëtarë të shoqatës, të cilët do të angazhohen për funksionimin e saj.
Radev nuk është deklaruar për media, ndërsa ka realizuar edhe disa vizita të tjera në Prizren, ku për shkak të vizitës së tij nga mëngjesi i hershëm janë parë forca të shtuara të rendit në rrugë. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
A ka pësuar metamorfozë Shaqir Totaj?