Prizren: Haskuka njofton për rregullimin e disa rrugëve
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar për realizimin e disa projekteve në infrastrukturën e rrugëve.Komuna paralelisht është duke bërë rehabilitimin dhe shtrirjen e rrugëve në disa lokacione.
“Me kërkesë të Drejtorisë së Emergjencave, te poligoni i zjarrfikësve, pranë stacionit të policisë në Lubizhdë, po bëhet shtrurja e rrugës me kubëza”, shkroi ai në faqen e tij të “facebookut”.
Shtrimi i rrugëve me kubëza është duke u bërë edhe te rruga “Enver Hadri”, te oborri i Zyrës së Gjendjes Civile në Lubizhdë, në rrugën “Sadik Rexha” dhe në fshatin Zhur.