25-04-2024

Prizren: Ia krisi armës në aheng, arrestohet i zoti i dasmës

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe i zoti i shtëpisë në një dasmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka ‘shqetësuar’ dasmorët, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes kur morën informatën se janë dëgjuar të shtëna me armë.

Aty kanë kontaktuar me personin e dyshuar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë, me ç’rast zyrtarët policorë kanë konfiskuar armën dhe municionin që e kanë gjetur.

Më pas i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Kujtojmë se mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.

Asnjë koment

Comments are closed.