20-04-2024

Zyrtare: Anulohet konkursi për sekretarë shkollash të Prizrenit

Konkursi për sekretarë shkollash të Prizrenit është anuluar.

Burime zyrtare të portalit “Gazeta e Prizrenit” nga Komuna, konfirmuan se kreu komunal, Shaqir Totaj tashmë ka nënshkruar anulimin e konkursit.

Sipas konfirmimit, anulohet procedura e rekrutimit për Konkursin i hapur nga tata 13. 06.2022 për nëntë pozita sekretar-e, në kuadër të Drejtorisë së Arsimit.  Si shkas në këtë rast është përmend mos menaxhimi i duhur i procedurës së rekrutimit.

Për këtë konkurs ka hetime nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Ndonëse kandidatët prej qershorit i janë nënshtruar testit, rezultatet ende nuk janë shpallur, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në kontekstin e hetimeve, të gjithë anëtarëve të panelit intervistues u janë konfiskuar telefonat.

Burime të afërta me procesin flasin se hetime po bëhet për shkak të dyshimeve se disa kandidatëve të preferuar, paraprakisht u është dhënë testi, të cilën më pas e kanë kaluar.

Ndryshe kjo është hera e dytë e anulimit të këtij konkursi brenda tetw muaje. Në herën e parë, ai ishte anuluar në fillim të punës së kryetarit Shaqit Totaj, ndërsa konkursi ishte shpallur nga administrata e ish-kryetarit Mytaher Haskuka, që humbi në zgjedhjet e fundit lokale të vjeshtës së vitit të kaluar.

Portali “GazetaePrizrenit.net”, në fillim të shtatorit raporti për nisjen e hetimeve rreth mbajtjes së testit në qershor :

A do të anulohet testi për sekretarë shkollash në Prizren?!

Asnjë koment

Comments are closed.