27-07-2024

Prizren: Kanos dy motra, arrestohet një person

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Prizren, ndërsa një person është arrestuar për shkak të kanosjes së dy motrave raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 17:00, ndërsa nuk jepen informacione rreth të dyshuarit.

“Viktima femër kosovare është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i njëjti ka kanosur edhe motrën e viktimës përmes rrjeteve sociale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.