24-11-2024

Prizren: Kapet hajduti me plaçkën e tij

Një hajdut, për të cilin policia deklaron së është përsëritës i rasteve është arrestuar nga policia në Prizren, pasi ishte kapur nga hetuesit me gjësende të vjedhura.

 

Në fund të prillit, një qytetar kishte bërë një kallëzim në polici për vjedhje të gjësendeve nga automjeti i tij. Vjedhja kishte ndodhur ditën për diell, ndërsa hajduti ishte kapur nga hetuesit ende pa e raportuar vjedhjen pronari i automjetit.

 

Zëdhënësi rajoni i policsë, Hazir Berisha, ka thënë se sipas raporteve hetimore merret vesh se i dyshuari ishte parë nga hetuesit në rrugën “Gjallica” me dy kasetofonë; një palë syze dhe një çelës pune dhe duke e njohur si recidivist të vjedhje i njëjti ishte shoqëruar për në stacion policor dhe pasi nuk kishte mundur të sqaronte origjinën e gjësendeve, të njëjtat janë sekuestruar e që më vonë, pas denoncimit të rastit i janë kthyer pronarit.

Asnjë koment

Comments are closed.