25-04-2024

Prizren: Kapet mbi 1 ton duhan të kontrabanduar në një depo

Dogana e Kosovës njoftoi të enjten se ka konfiskuar mbi një ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në këtë depo janë gjetur 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako = 10kg) dhe një makinë për grirjen e duhanit.

“Pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësit e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg do të shkaktonte dëm mbi 50 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Asnjë koment

Comments are closed.