Prizren: Kryeministri Kurti prezanton Buxhetin e 2023-ës, mbi 92 milionë euro Komunës sonë
Takimin dhe bashkëbisedimin e parë me qytetarë, Kryeministri Kurti e pati në Komunën e Prizrenit, bashkë me dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Muratin dhe me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqin, ku të pranishëm ishin dhe deputetë, këshilltarë nëpër ministri dhe zyrtarë të tjerë komunal e qendror.
Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit 2023, pra 3 miliardë e 212 milionë euro, është më i larti në historinë e Republikës tonë. Kjo pasi përkundër sfidave e krizave globale, vitin e kaluar e kishim vitin më të suksesshëm në historinë e shtetit tonë, për sa i përket të hyrave buxhetore dhe rritjes ekonomike .Edhe në vitin 2023, siç theksoi ai, mirëqenia, shëndetësia, arsimi, mbrojtja e bujqësia vazhdojnë të jenë prioritetet e Qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e tij para qytetarëve të kësaj komune, kryeministri bisedoi rreth ndarjes buxhetore për Komunën e Prizrenit, në sektorin e shëndetësisë, arsimit, kulturës, në infrastrukturë e shumë projekte e nisma të tjera. Për Komunën e Prizrenit, buxheti për vitin 2023 është mbi 92.5 milionë euro.
Pas fjalës së tij dhe prezantimit të buxhetit për vitin 2023, Kryeministri Kurti mori pjesë në bashkëbisedim me qytetarët e kësaj komune për t’i dëgjuar ata rreth çështjes së buxhetit.
Fjala e kryeministrit Kurti në prezantimin e Buxhetit për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, Të dashur qytetarë të Republikës, Zonja dhe zotërinj, Motra dhe vëllezër,
Mirë se po takohemi në qytetin e bukur të Prizrenit.
Jam i lumtur që jemi këtu sot, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Muratin dhe me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqin, që të flasim për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për projektet dhe nismat, për ta lehtësuar jetën e qytetarëve e për ta zhvilluar ekonominë tonë.
Këtu bashkë janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Republikës, pastaj këshilltarë nëpër ministritë tona dhe zyrtarë të tjerë komunal e qendror.
Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, pra 3 miliardë e 212 milionë euro, prej të cilave të hyra buxhetore do të jenë 2 miliardë e 884 milionë euro. Ky buxhet, është më i larti në historinë e Republikës tonë. Kjo pasi përkundër sfidave e krizave globale, vitin e kaluar e kishim vitin më të suksesshmin në historinë e shtetit tonë, për sa i përket të hyrave buxhetore dhe rritjes ekonomike.
Për Komunën e Prizrenit, buxheti për vitin 2023 është mbi 92.5 milionë euro, pra mbi 92 milionë e gjysmë ose saktësisht 92 milionë e 564 mijë e 537. Po ua them saktësisht sa është, sepse ju jeni ata që duhet ta shikoni secilën euro e secilin cent se si investohet e shpenzohet, me ç’rast prej këtyre mbi 92.5 milionë euro për shpenzime kapitale në Prizren, kemi ndarë mbi 32 milionë euro, pra mbi 32 milionë euro. Apo saktësisht 320.72.593.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po viziton komunat e vendit, ku po bashkëbisedon me qytetarët e këtyre komunave për buxhetin e vitit 2023, projektet dhe nismat që kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve e zhvillimin e ekonomisë sonë.

Të dashur qytetarë,
Edhe në vitin 2023, mirëqenia, shëndetësia, arsimi, mbrojtja e bujqësia vazhdojnë të jenë prioritetet tona.
I kemi ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivelin qendror dhe lokal, 296 milionë euro. E nga këto, 60 milionë euro janë për barna esenciale, pra diçka mbi 20 për qind të buxhetit të gjithmbarshëm për shëndetësinë është për barnat esenciale, për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë të furnizuara mirë që të ofrojnë shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë renovimin e Qendrës së Transfuzionit në Prizren. Për të përmirësuar shërbimet e shëndetësisë primare në Prizren, për vitin 2023, mes tjerash, kemi ndarë buxhet për komunën e Prizrenit për blerjen e aparaturave mjekësore, pajisjeve laboratorike e pajisjeve stomatologjike, digjitalizim të shërbimeve të urgjencës, blerjen e autoambulancës për Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Korishë, e në KFOR, si dhe ndërtimin e anekseve të Qendrave të Mjekësisë Familjare në fshatrat Gjonaj, Reqan dhe Zhur.
Rritjen e buxhetit në infrastrukturën shëndetësore e kemi shoqëruar edhe me rritjen e numrit të stafit mjekësor, ku kemi shtuar 400 pozita: 100 pozita për nivelin qendror e 300 për atë lokal, anë e mbanë Kosovës, e me siguri që aty bënë pjesë edhe Prizreni, që siç dihet është komuna e dytë për nga madhësia në Republikën e Kosovës.
Në nivel vendi kemi shtuar 243 pozita të reja për staf, ashtu që të gjitha çerdhet e ndërtuara deri më tani të funksionalizohen, e gjithashtu kemi përmbushur premtimin tonë për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.
E në linjë me premtimin tonë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, ku këtë vit kemi buxhetuar ndërtimin e 11 çerdheve në vend, përfshirë edhe çerdhen në Prizren. Në buxhetin e vitit 2023, janë ndarë mjete për ndërtimin e renovimin e objekteve shkollore në Komunën e Prizrenit.
Si qeveri reformuese besojmë fuqishëm në mundësitë e shumta dhe transformuese të cilat i sjellë teknologjia e informacionit. Besojmë se digjitalizimi është mjet me të cilin, sidomos të rinjtë tanë, bëhen pjesë e tregut global dhe pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm, këtu, në Kosovë. Andaj për vitin 2023 kemi ndarë 260.000 euro për krijimin e Qendrës për Ekselencë Digjitale në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimit (ITP)-Prizren.
E në kohën kur çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po vazhdojnë të rriten, përveç mbështetjes shtesë që dhamë për bujqit tanë në vitin 2022, për vitin 2023 rritja e buxhetit ka vazhduar duke arritur për herë të parë shifrën 87 milionë euro për bujqësi, që bashkë me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën prej 100 milionë euro, që ka qenë edhe premtim i yni.
Për vitin e ardhshëm, me buxhetin e vitit 2023, planifikohet rehabilitimi i kanaleve ujitëse dhe kullimi i tokave bujqësore në Korishë, Velezh, Nashec, Hoqë të Qytetit, Vlashnë e Romajë.
Mbështetja në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes në kontekstin aktual bëhet edhe më e rëndësishme. Andaj kemi shtuar 300 pozita të reja për Policinë e Kosovës, dhe kemi rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë.
Shtesat për lehona e për fëmijë që i premtuam, i filluam në kohë dhe në vitin 2023 po e përmbushim zotimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. E për këtë qëllim, kemi ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro.
Kthimi i terminaleve doganore shtetërore ishte gjithashtu një nga premtimet tona, materializimin e së cilit do ta vazhdojmë me terminalin në aeroportin e Prishtinës dhe në Vërmicë, si dhe me terminalet e tjera, për funksionalizimin e të cilave i kemi ndarë 6 milionë euro.
Kemi buxhetuar përfundimin e rrugëve që tashmë janë në proces qe sa vite, si dhe kemi shtuar edhe buxhet për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë 6 milionë euro buxhet për riparimin e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, si dhe mjete për ndërtimin e rrugës Planej-Pashtrik, rregullimin e rrugës në lagjen Jeta e Re si dhe për Teleferikun në Prizren.
Kemi ndarë buxhet për projekte të shumta për infrastrukturën rrugore në Komunën e Prizrenit; për ndërtimin e rrugëve të reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese, si dhe të kanalizimit, ujësjellësit dhe trotuareve në rrugët e qytetit dhe fshatrave të Prizrenit.
Do ta vazhdojmë mbështetjen e ndërmarrjeve publike, në rikthimin e tyre në fitimprurëse, ashtu që ato të bëhen kontribues i zhvillimit ekonomik, andaj përsëri kemi ndarë 40 milionë euro në nivelin qendror, për investime në këto ndërmarrje.
Për rezervat shtetërore i kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023 për të vazhduar mbushjen e tyre, pas ndarjes 10 milionë euro me projektbuxhetin nga viti i kaluar e për vitin 2022 në të cilin ndodhemi.
Për mbështetje të qytetarëve për të tejkaluar krizën energjetike, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, do të kemi edhe 75 milionë euro të tjera, si shtesë mbi projektet e shumta në sektorin e energjisë që do të fillojnë së shpejti, siç është ai me zgjerimin e ngrohjes qendrore, parkun solar në KEK, e bateritë me MCC.
Për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, për të siguruar cilësi të shërbimeve, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mbledhur tatimet që mundësojnë ofrimin e shërbimeve më të mira publike, në nivel vendi kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet.
Për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të pasur në qytetin muze të Prizrenit, kemi ndarë me sa vijon: € 400,000 për Qendrën Historike të Prizrenit, € 500,000 për revitalizimin e rrugës Marin Barleti, € 100,000 për ekspozitën e përhershme në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, € 300,000 për Qendrën Kombëtare për Trashëgimi Kulturore, € 100,000 për Muzeun e Filigranit në Prizren dhe € 300,000 për ndërtimin e ndërtesës së Arkivit Ndërkomunal Prizren. Qeveria mbetet e angazhuar edhe gjatë vitit të ardhshëm, për të ruajtur vlerat e trashëguara e për t’i transmetuar ato tek brezat e ardhshëm.
E për të rinjtë dhe brezat tonë të sportistëve, kemi ndarë € 2.600.000 për ndërtimin e objekteve kulturore, e rinore dhe sportive.
Të dashur qytetarë,
Ka edhe shumë projekte e nisma tjera që janë në këtë buxhet, që është më i larti ndonjëherë, e që na vë në pozitë më të favorshme për tejkalimin e sfidave të cilat mund të na presin gjatë vitit të ardhshëm 2023.
Më shumë detaje të tjera për buxhetin e vitit të ardhshëm do t’i prezantojnë Ministri Murati dhe më pastaj Ministri Krasniqi, dhe pas këtyre do të mund të hapim bashkëbisedimin me juve me. Ju falënderohem edhe njëherë për pjesëmarrjen dhe kontributin.