23-11-2024

Prizren: Kudo ndjehet prezenca e mërgimtarëve, mbushen rrugët me vetura

Me ardhjen e festave të fundvitit, ata që i japin hijeshi dhe e bëjnë më të bukura ato, janë padyshim, mërgimtarët, raporton IndeksOnline.

Familje të shumta kosovare presin më të dashurit e tyre për të kaluar momentet e fundit të vitit që jemi, e me shpresa e dëshira të mëdha, bëhen bashkë me mërgimtarët tanë, për të pritur momentet e para të Vitit të Ri.

Rrugët e Kosovës, qytetet kosovare, tashmë kanë filluar të mbushen me mërgimtarët që vijnë nga vende të ndryshme evropian e jo vetëm.

Kështu është mbushur edhe natën e sotme qyteti i bukur i Prizrenit. Vetura të shumta e kolona të gjata janë parë pasditen e sotme në këtë qytet.

Asnjë koment

Comments are closed.