20-04-2024

Prizren: Ky është 51-vjeçari që humbi jetën tragjikisht dje në vendin e tij të punës

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Bytyqi në Prizren, pasi kryefamiljari i tyre humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që mori në vendin e tij të punës, raporton

Mësohet se viktima është 51-vjeçari, Fadil Bytyqi, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.

Sipas Policisë, i ndjeri ka rënë nga një lartësi në objektin ndërtimor ku po kryente punë fizike.

51-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë. /Gazeta Sinjali.

Asnjë koment

Comments are closed.